Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

Aktualitet

Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët”

Nënshkrimi i kontratave për bizneset që do të mund të marrin plazhet me qira do të ndjekë rregullat e reja të miratuara në ndryshimet që bëri qeveria në rregullore së fundmi.

Duke parashtruar një sërë të rejash që janë lakuar edhe më herët për kushtet që duhet të plotësojnë subjektet si dhe vendosja e një tavani për çmimet duket se ka një grup që qëndron mbi pjesën tjetër.

Bëhet fjalë për investitorët strategjikë. Këta të fundit kanë përparësi mbi plazhet në raport me grupin tjetër.

Rregullorja për stacionet e plazhit në pikën 2 të nenit shtatë përcakton “Në rastin e kërkesave të projekteve me potencial strategjik, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, apo kërkesave të investitorëve në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, kontrata për përdorimin e hapësirës së plazhit lidhet sipas akteve ligjore dhe nënligjore përkatëse”.

Në rregulloren e rishikuar kjo pikë vijon me një shtesë “dhe ka përparësi mbi kontratat e plazhit të lidhura në atë zonë. Në çdo rast, gëzimi i përdorimit të bregut të detit si stacion plazhi nga investitori strategjik fillon pas vënies në funksion të strukturës akomoduese turistike”.

Kjo do të thotë se investitorët strategjikë kanë janë të parët që mund të lidhin kontratën për përdorimin e plazhit dhe kjo nis në momentin që vënë në funksion strukturën turistike.

Ndërkohë rregullorja ndryshon dispozitat kalimtare në pikën 3 dhe 4. Pra për këto plazhe aty ku nuk ka strukturë akomodimi subjekti i interesuar për të marrë një stacion plazhi duhet të ketë një strukturë shërbimi.

“Përjashtimisht, për Bashkinë Fier, Bashkinë Divjakë, Bashkinë Pogradec, për plazhin Zvërnec, Plazhi i Vjetër, Bashkia Vlorë, plazhet Spille, Vilë-Bashtovë, Bashkia Rrogozhinë, plazhet Shetaj, plazhi i Gjirit të Lalzit, plazhi Hamallaj, plazhi i Katundit të Ri, plazhi Porto-Romano 1, plazhi Currila 1, plazhi Currila 2, plazhi Currila 3, plazhi Currila 4, plazhi Currila 5, Bashkia Durrës, plazhet Borsh, Llaman, plazhi Lukovë 2, plazhi Maraçi, Bashkia Himarë, plazhi i Rrjollit, Bashkia Shkodër, në stacionet e plazhit, që nuk ka struktura akomoduese pranë apo në afërsi të hapësirës së plazhit, nuk zbatohet kriteri i parashikuar në shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 7, dhe subjekti, përveç kritereve të parashikuara në shkronjat “c” dhe “ç”, të pikës 3, të nenit 7, duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme” thuhet në pikën 3 të rishikuar./Monitor

 

ME TE LEXUARAT