Debate në mbledhjen e grupit PD për komisionet e reformave, Berisha: Do të vendosë kryesia

Është shoqëruar me debate mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike lidhur me pjesëmarrjen ose jo në komisionet e posaçme për dy reformat; atë zgjedhore dhe administrativo territoriale.
A2 CNN raporton se pjesa me e madhe e deputetëve kanë qenë të mendimit për bojkot të reformave, ndërsa një pjesë tjetër kundër bojkotit.
Grupi parlamentar nuk ka dalë me një vendim lidhur me këtë çështje, ndaj Berisha ka thënë në grup se do të pyetet edhe kryesia.
Sipas burimeve të A2 CNN Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Arjan Ndoja, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu dhe Tritan Shehu janë shprehur kundër bojkotit në mbledhje, ndërsa Bujar Leskaj kundërshtimet e tij i ka shprehur edhe publikisht në mediat sociale.
Në ditët në vijim pritet mbledhje kryesie për të vendosur se çfarë do të bëjnë/A2CNN


