Rritet kurreshtja për mesazhin e kutisë së Pandorës, Kristi tenton të zbulojë të vërtetën nga Miri

Në spektaklin e së shtunës të “Big Brother VIP 5”, Miri u vendos përballë Kutisë së Pandorës. Si surprizë banori kishte një takim me të bijën, e cila i dha edhe një mesazh, që fitoren mos t’a ndante me njeri.
Nga ana tjetër, Miri u përball për herë të parë me deklaratat e forta që ka bërë babai i Selin për të gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel.
Pasi e pa një pjesë të intervistës, ai mbeti i tronditur. Ndërkohë Miri nuk ka të drejtë që të flasë me banorët e tjerë, madje as ai vetë nuk dëshironte që të fliste me të tjerët në lidhje me këtë.
E duke qenë se Miri nuk foli për pjesën e dytë të Kutisë së Pandorës, Brikena dhe Kristi janë bërë shumë kuriozë që të dinë se çfarë kishte brenda në të.
E teksa po tentonte të zbulonte ndonjë detaj, Kristi e pyet në një moment nëse kishte të bënte me situatën me Selin.
Pjesë nga biseda:
Miri: Kur ta merrni vesh…
Kristi: Situatën me Selinë?
Miri: S’e kam më normalisht, apo jo? Si mendon?
Kristi: Edhe mund të qëndrosh, fakti që po i thoje hajde këtu, ulu këtu.
Miri: Para se të fillonte prime? S’e dija unë që ishte “Pandora”, ku dija unë se çfarë ndodhte.
Kristi: Faktin që s’e dije, po i tregoje që nuk bëje dot pa të, ky qëndron si argument.
Miri: Nuk është, por unë po i thoja se ajo e kishte vendin aty. Ndërrimin e vendeve e kuptove?


