Shqiptarët rekord me blerjet e makinave, në 10 vite dyfishuan numrin duke kaluar 1 milion

Aktualitet

Shqiptarët rekord me blerjet e makinave, në 10 vite dyfishuan numrin

Në vitin 2025, për herë të parë numri i makinave ka kaluar shifrën mbi 1 milion. Kjo do të thotë se brenda dhjetë viteve, numri i tyre është dyfishuar dhe mesatarisht që nga viti 2015, janë regjistruar rreth 47 mijë makina në vit.

Në 2021, në rrugë u shtuan mbi 60 mijë makina ndërsa në 2023, shtesa kaloi 70 mijë. Ndërkohë, viti 2024 shënoi nivelin më të lartë, me mbi 90 mijë makina të regjistruara në vetëm një vit.

Sipas strukturës së të dhënave, shumica e makinave të shtuara janë për përdorim personal, ndërsa rritja e mjeteve për punë ka qenë më e ngadaltë.

Në raport me popullsinë, kjo rritje është e ndjeshme.

Bazuar në Censusin e Popullsisë 2023, Shqipëria ka rreth 1.9 milionë persona mbi 18 vjeç. Kjo do të thotë se sot rreth një në dy të rritur zotëron një makinë.

Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, Shqipëria renditet ndër vendet me nivel më të lartë të zotërimit të makinave.

Të dhënat tregojnë se blerja e makinave është kthyer në një prirje të qëndrueshme dhe në rritje, me ritme më të shpejta në vitet e fundit sesa në fillim të dekadës/Shqip

ME TE LEXUARAT