Përplasi me makinë këmbësorin në “Qafë-Kashar”, vdes në spital 65-vjeçari, arrestohet shoferi
Lajmifundit
/
18 Prill 2026, 15:55
Aktualitet

Specialistët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar shtetasin L. L., 40 vjeç, pas një aksidenti të ndodhur në vendin e quajtur “Qafë-Kashar”.
Sipas informacioneve paraprake, dje ai dyshohet se ka përplasur këmbësorin K. T., 65 vjeç, i cili fillimisht u transportua në spital në gjendje të rëndë
Fatkeqësisht, 65-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital, si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


