Përplasja Koçeku-Braçe për pronat, akuza e fortë: “Tre breza pa dokumente, askush nuk zgjidhi problemin

Aktualitet

Përplasja Koçeku-Braçe për pronat, akuza e fortë:

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të deputetit socialist Erion Braçe, i cili kishte ngritur më herët pyetje nëse “Neomalsore Agroturizëm”, i lidhur me Koçekun, dispononte certifikatë pronësie për tokën ku ushtron aktivitetin.

Në një reagim në rrjetet sociale, Koçeku deklaroi se familja e saj prej tre brezash jeton në atë zonë pa dokumente pronësie.

Më tej ka pyetur me ironi deputetin nëse për këtë situatë është përgjegjës mungesa e vullnetit prindërve të saj dhe banorëve të atyre zonave apo e vetë  shtetit për të zgjidhur problematikat e pronësisë.

“Jo, zoti Braçe, nuk i kam letrat. Nëna ime ka ardhur vajzë aty, është bërë nënë dhe është bërë gjyshe. Ka tre breza aty dhe zero dokumente. Që nga Ramiz Alia, te Shaban Tapia e sot te Erjon Llafia.

Pra, më thuaj ti mua: a u ka munguar vullneti prindërve të mi dhe banorëve të atyre zonave, apo i ka munguar vullneti shtetit? Ma shpjego ti mua, që e ke në legjislaturë pothuajse aq sa unë kam vite jetë“, u shpreh Koçeku.

 

ME TE LEXUARAT