Qëlloi me armë, arrestohet oficeri i policisë Esat Gjura, babai i kandidatit socialist
Detaje të reja dalin lidhur me përplasjen fizike mes mbështetësve demokratë dhe socialistë mbrëmjen e së shtunës në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, Dibër.
Në përplasjen mes grupeve partiake të PS dhe PD, ku këta të fundit kanë denoncuar se në fshatin Pilafe, ndaluan një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.
Lidhur me këtë ngjarje mësohet se ka rënë në pranga Esat Gjura, oficer policie.
Burimet mediatike bëjnë me dije se Esat Gjura është babai i kandidatit për deputet të PS, Daniel Gjura.
Esat Gjura sipas PD qëlloi me arme në fshatin Pilafe mbrëmë. Sipas PD ai po tentonte blerjen e votave.