"Do të marr zvarrë", Plas sherri mes Flamur Nokës dhe qytetarit: Çfarë do ti këtu, keni vrarë 26 persona?

Politikë

"Do të marr zvarrë", Plas sherri mes Flamur Nokës dhe

Një incident ka ndodhur para pak çastesh në Vorë, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është përplasur me një qytetar në qendrën e votimit.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Noka e ka aukzuar qytetarin se po intimidon votuesit, por nga ana tjetër qytetari theksoi se dhe ai është votues.

Përplasja brend QV:

Noka: Do të të marr zvarrë. Je pjesë e bandës së Xhabaftit.

Qytetari: Ti nuk e pranon humbjen, unë jam votues.

Pas kësaj Noka ka dalë jashtë ambinteve të QV ku ka vijuar pëplasjen sërish me qytetarët.

Vijon përplasja:

Noka: E gjithë banda e Xhabaftëve është instaluar këtu dhe po vëzhgon.

Qytetari: Çfarë ke me mua, jam unë Xhabaft. Kam ardhur për të votuar këtu.

Noka: Unë kam vetëm një detyrë, të paralajmëroj.

Qytetari: Mos më kërcëno. Çfarë do ti këtu në Vorë. Ne jemi qytetarë që kemi ardhur të votojmë. Nuk ju duam në Vorë se keni vrarë 26 njerëz dhe fëmijë.

ME TE LEXUARAT