Numërimi i votave në Tiranë! Shehaj i merr sërish një mandat PD-së, PS arrin në 19-të!
Lajmifundit
/
14 Maj 2025, 18:27
Aktualitet
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1281 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 28364 zarfe të diasporës nga 42384 në total.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson 207924 me vota, duke blinduar 19 mandate. Ndërsa demokratët me 150998 votat e marra deri tani kanë 13 mandate.
Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë, teksa ka grumbulluar 21682 vota.
Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.