Samiti i liderëve të BE, rrugët që do të jenë të hapura për në Aeroportin e Tiranës, paraqituni 3-4 orë para fluturimit
Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa.
Për shkak të ngjarjes, do të ketë masa të shtuara sigurie, bllokime rrugësh dhe trafik të rënduar në Tiranë dhe zonat përreth.
Pasagjerët që udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës këshillohen të nisen 3 deri në 4 orë përpara fluturimit.
Rekomandohet kontrollimi i rregullt i njoftimeve nga linjat ajrore. Sugjerohet gjithashtu të bëhet check-in online dhe karta e imbarkimit të mbahet në telefon.
Në aeroport mund të ketë kontrolle shtesë sigurie, ndaj bashkëpunimi i udhëtarëve është i domosdoshëm.
Policia e Shtetit ka njoftuar akset e meposhte per akses ne aeroport gjate datave 15-16 Maj: rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas” , Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas dhe degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz - Valias-Rinas.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në gatishmëri të plotë për të garantuar një përvojë udhëtimi sa më të sigurt dhe të organizuar për të gjithë pasagjerët.