Evropa zbret nesër në Sheshin Skënderbej, zbulohen detajet e para! Ja çfarë pritet të ndodhë!

Politikë

Evropa zbret nesër në Sheshin Skënderbej, zbulohen detajet e

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje teksa mbante fjalimin e fitores, për Samitin e Europian që do të mbahet në datë 15 dhe 16 Maj në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Ai tha se kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer do të vijë i pari nesër për një vizitë bilaterale historike në Shqipëri, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron do të largohet i fundit, pasi do të qëndrojë në Tiranë për vizitën e dytë bilaterale.

“Na besuan si asnjëherë më parë”, Edi Rama pa fjalë para shqiptarëve: Faleminderit juve këtu dhe atyre në diasporë, zgjodhët Shqipërinë e yjeve të Europës

“Europa mbarë do zbresë në këtë shesh duke filluar nga nesër më tërë udhëheqësit e saj. Kryeministri i Britanisë së Madhe vjen i pari, me një vizitë bilaterale, e para në histori. President ii Francës largohet i fundit, pasi do të qëndrojë për një vizitë të dytë bilaterale në Shqipëri.

Pastaj do ta nisë javën e re me një imazh edhe më të mirë, edhe më krenar si Europa e Ballkanit, që do të jetë lajtmotivi, inspirimi, burimi i të gjitha energjive dhe patjetër forca e këmbënguljes sonë për katër vite të tjera me radhë. Kini besim te Shqipëria sepse Shqipëria ka besim tek ne”, u shpreh Edi Rama.

ME TE LEXUARAT