“Të ma bëjnë hallall”, Rama kujton prindërit e ndjerë në fjalimin e fitores, ja pse i kërkoi falje!

Politikë

“Të ma bëjnë hallall”, Rama kujton prindërit e

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e cila është ndarë nga jeta.

Ai u shpreh se ajo dhe babai i tij i ndjerë u “tërhoqën nga varri” për t’u përdorur në fushatë nga kundërshtarët. Për këtë arsye u tha t’ia bëjnë “hallall”.

“Edhe këtë herë, njësoj si herën e shkuar, ime më Aneta nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte në atë pozicionin e saj legjendar para televizorit, si në një llogore lufte deri ditën që iku të ribashkohet me tim atë, por duke qenë se edhe këtë herë që të dy u tërhoqën jashtë nga varri.

Në fushatën e mosozotshme të të mos të zotshmëve, dua t’u them të ma bëjnë hallall dhe besoj se po na shohin nga lart së bashku dhe janë krenarë për mua dhe janë krenarë për Shqipërinë që ne të gjithë bashkë po ndërtojmë”, tha Rama

ME TE LEXUARAT