Ndryshon emri i deputetit fitues të PD në Korçë, mbeten jashtë Spaho dhe Mano, fituesit në listën e PS
Në Qarkun e Korçës janë numëruar 422 qendrat për votat preferenciale duke përcaktuar kështu edhe ata që kryesojnë nga PS-ja dhe PD-ja.
Në bazë të votave të marra PS do të çojë në kuvend 3 deputetë nga lista e hapur dhe në krye të renditjes janë Ilirian Pendavinji, Bledi Como dhe Besa Spaho, e cila përfiton nga kuotat gjinore.
Jashtë Kuvendit mbetet deputetja aktuale Enslemvera Zake.
PD arrin të fusë në Kuvendin e ri një deputet nga lista e hapur, Fidel Kreka, ndërsa nuk arrijë të sigurojnë mandatin e deputeti Edmond Spaho dhe Andrea Mano.
Lista e PS- 6 mandate
Niko Peleshi (listë e mbyllur)
Romina Kuko (listë e mbyllur)
Genti Lakollari (listë e mbyllur)
1 Ilirian Pendavinji 10133
2 Bledi çomo 9478
3 Besa Spaho 6691
Lista e PD- 4 mandate
Ivi Kaso (listë e mbyllur)
Ledina Alolli (listë e mbyllur)
Bledjon Nallbati (listë e mbyllur)
Fidel Kreka 6523