"Do t'ju hamë të gjallë", tërhiqet Alizoti: Jam bërë vegjetarian, ha sallatë me çik Ramë!
Shprehja e tij “do t’ju hamë të gjallë” nga tubimi elektoral përmbyllës i Partisë Demokratike në Elbasan, u bë motiv që kryeministri Edi Rama ta cilësonte “çyryk” dhe ndezi debat në opinionin publik.
Tashmë tre ditë pas zgjedhjeve, të cilat PD i humbi thellë, e ku në qarkun që ai drejtonte lëshoi edhe një mandat nga lista e mbyllur, Tomor Alizoti duket se është konvertuar “në vegjetarian”.
Kështu u shpreh me ironi deputeti demokrat, teksa hynë në selinë blu për të marrë pjesë në mbledhjen urgjente të thirrur nga Sali Berisha.
“Tani jam bërë vegjetarian, kështu thuaj Ramës. Total, vetëm sallatë. Sallatë me çik Ramë…”, tha Alizoti teksa u pyet pse PD “nuk e hëngri të gjallë”, PS-në në Elbasan siç ai premtoi.
Sa i përket përgjegjësisë mbi humbjen ai refuzoi ta quante të tillë duke thënë: “Jo humbje, vjedhje totale. Grabitje”./a2cnn