Demokratët s`pranojnë humbjen, Tritan Shehu: Ramën e rrëzojmë me revoltë
Tritan Shehu tha se Edi Rama nuk rrëzohet me votë, por me revoltë, edhe pse nuk dha datë se kur do të ndodhë..
“E para punës për Gjirokastrën unë mbështes të gjitha strukturat e PD. Të gjithë banorët e Gjirokastrës.
Falënderoj drejtuesit, komisionerët numëruesit për punën vetëmohuese që bën në përballjen me një regjim. Unë e kam thënë vazhdimisht regjimi nuk përmbyset me votë.
Regjimi duhet përmbysur me lëvizje popullore, rrugë tjetër nuk ka. Do përmbyset mos u shqetësoni”, tha Shehu, i pyetur nga a2 cnn.
Drejtuesi politik i PD në qarkun Vlorë, Bujar Leskaj, fajin për humbjen ja hodhi makinerisë elektorale të PS, që siç tha ai përdori institucionet shtetërore për blerje votash.
“Kjo është një humbje, rrjedhojë e një makinerie të pistë elektorale të Ramës që përdori të gjithë resurset.
Natyrisht ne do ta analizojmë me përgjegjësi, ndershmëri e korrektesë. Por nuk duhet ta harroni, Rama ka prishur çdo raport institucional në Shqipëri. Institucionet shtetërore i ka vendosur në shërbim të një fushate jo të ndershme. Unë jam krenar për të gjithë demokratët e Vlorës.
U përpoqëm kemi luftuar të gjithë duhet të luftojmë kundër sektit Rama se ai është kthyer tashmë në regjim. Ky është një Putin i vogël, duhet të bëhemi të gjithë bashkë kundër tij”, u shpreh Leskaj.