Veteranë të PS e PD mbeten jashtë Kuvendit! Të djathtëve u ikin edhe të “blinduarit” (Kush futet në Parlament)
Partia Socialiste arriti të siguronte me një rezultat të fortë mandatin e tij të katërt. E teksa numërimi i votave për subjektet politike në rang vendi përfundoi mbrëmjen e kaluar ku të majtët triumfuan me 52.16% të votave, numërimi është duke vijuar për kandidatët të cilët nga shtatori do të ulen në Kuvendin e Shqipërisë.
Gara e fortë paraqitet në kryeqytet ku dy prej më të votuarve nga të djathtët rezulton të jetë Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, ndërkohë që nga kampi tjetër ai që po kryeson fuqishëm është ministri Blendi Gonxhja. Vlen të theksohet që shumë prej figurave të njohura të socialistëve, të cilët u lanë nga kryesocialisti Edi Rama në listën e hapur për të “luftuar” për mandati ne tyre, zgjedhjet e 11 Majit mesa duket nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit.
Në Tiranë Partia Socialiste siguroi plot 19 mandate dhe deri më tani këta do të jenë deputetët që do të futen në Parlament:
Lista e mbyllur:
1. Edi Rama
2. Ogerta Manastirliu
3. Elisa Spiropali
4. Lindita Nikolla
5. Taulant Balla
6. Adea Pirdeni
7. Albana Koçiu
8. Igli Hasani
9. Delina Ibrahimaj
10. Ilva Gjuzi
11. Iris Luarasi
12. Erion Malaj
Lista e hapur:
Blendi Gonxhja-8085 vota
Ervin Hoxha-4317 vota
Fatmir Xhafaj-3803 vota
Erion Braçe-3753 vota
Ornaldo Rakipi-2807 vota
Antonela Dedej-1976 vota
Anila Denaj-1403 vota
Ndërkohë Partia Demokratike në kryeqytet ka arritur që të marrë vetëm 13 mandate, ku nga lista e hapur ata mund të marrin me vete në Kuvend vetëm një demokrat.
Lista e mbullur:
1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Albana Vokshi
4. Belind Këlliçi
5. Tedi Blushi
6. Jozefina Topalli
7. Fatmir Mediu
8. Edi Paloka
9. Erisa Xhixho
10. Mesila Doda
11. Klevis Balliu
12. Besart Xhaferi
Lista e hapur:
Ilir Alimehmeti-4287 vota
Në Fier Partia Socailiste arriti të merrte plot 12 mandate, ndërkohë që politikanët të cilët futen deri tani në Kuvend janë:
Lista e mbyllur:
1. Belinda Balluku
2. Petrit Malaj
3. Kiduina Zaka
4. Erjo Mile
5. Ana Nako
Lista e hapur:
Klevis Jahaj-10491 vota
sfloral Haxhiu-8048 vota
Elton Korreshi-4526 vota
Ceno Klosi-4149 vota
Antoneta Dhima-3016 vota
Zegjine Çaushi-2749 vota
Ilirjan Musko-2610 vota
Ndërkohë që Partia Demokratike në qarkun e Fierit mori vetëm 4 mandate, duke lënë rrjedhimisht jashtë Kuvendit edhe kandidatin e tyre të sigurt, Eduart Sharkën i cili ishte pestë në listën e “blinduar” të së djathtëve.
Kandidatët që futen në Kuvend:
1. Gazment Bardhi
2. Luan Baçi
3. Brunilda Haxhiu
4. Saimir Korreshi
Edhe në qarkun e Elbasanit Partia Socialiste fitoi bindshëm duke siguruar kështu 10 mandate.
Lista e mbyllur:
1. Arbjan Mazniku
2. Bora Muzhaqi
3. Ermal Elezi
4. Adi Qose
5. Evis Kushi
Lista e hapur:
Sara Mila-10693 vota
Saimir Hasalla-6126 vota
Aulona Bylykbashi-4942 vota
Olsi Komici-4796 vota
Shkëlqim Bullari-3741 vota
Në qytetin bregdetar, atë të Durrësit Partia Socialiste ka mundur të sigurojë 8 mandate dhe nga të dhënat e KQZ deri më tani këta janë kandidatët që bëhen deputet:
Lista e mbyllur:
1. Klodiana Spahiu
2. Milva Ekonomi
3. Loer Kume
4. Skënder Pashaj
5. Aurora Mara
Nga lista e hapur:
Arkend Balla-9374 vota
Ani Dyrmishi-5768 vota
Ilir Ndraxhi-3600 vota
Partia Demokratike ka mundur që të sigurojë në këtë qark 6 mandate, ku vetëm një kandidat nga lista e sigurt kanë arritur ta marrin me “vete” dhe ai është ish-prokurori Arian Ndoja.
Lista e mbyllur:
1. Oerd Bylykbashi
2. Artan Luku
3. Manjola Luku
4. Gent Strazimiri
5. Igli Cara
Nga lista e hapur:
Arian Ndoja-4668 vota
Ndryshe nga qarqet e mësipërme Shkodra në këto zgjedhje ka vendosur që të jetë blu. Partia Demokratike arriti në këtë qark të fitojë 5 mandate.
Lista e mbyllur:
1. Luçiano Boçi
2. Kliti Hoti
3. Greta Bardeli
4. Ramadan Likaj
Nga lista e hapur:
Bardh Spahia-7011 vota
Në qarkun e Vlorës Partia Socialiste deri më tani, me ndihmën e votave të Diasporës arriti të marrë 9 mandate, duke i “rrëmbyer” kështu të djathtëve edhe mandatet e sigurta.
Lista e mbyllur:
1. Bledar çuçi
2. Zamira Sinaj
3. Erjona Ismaili
4. Pirro Vengu
Nga lista e hapur:
Damian Gjiknuri-10031 vota
Vullnet Sinaj-8757 vota
Ardit Bido-7360 vota
Vasil Llajo-4894 vota
Brunilda Mersini-4892 vota
Partia Socialiste në qarkun e Korçës ka arritur të marrë gjashtë mandate, duke futur në Kuvend kështu:
Lista e mbyllur:
1. Niko Peleshi
2. Romina Kuko
3. Genti Lakollari
Nga lista e hapur:
Ilirian Pendavinji-7086 vota
Bledi Çomo-6048 vota
Arian Jaupllari-4790 vota
Ndërkohë nga ana tjetër Partia Demokratike në këtë qark mori 4 mandate, nga statistikat e KQZ deri në këto momente kandidatët që do futen në Kuvend janë:
Lista e mbyllur:
1. Ivi Kaso
2. Ledina Alolli
3. Bledjon Nallbati
Nga lista e hapur:
Jorida Mazelliu-4356 vota
Në qarkun e Beratit Partia Socialiste ka arritur të marrë 5 mandate të cilët deri më tani janë:
Lista e mbyllur:
1. Ervin Demo
2. Enriketa Jaho
Nga lista e hapur:
Hysen Buzali-8189 vota
Fadil Nasufi-6287 vota
Julian Zyla-4598 vota
Lezha në këto zgjedhje vendosi që të shkonte në anën e atë djathtëve. Në këtë qark ish-kryeministri Sali Berisha ka arritur të marrë 4 mandate.
Lista e hapur
1. Agron Gjekmarkaj
2. Elda Hoti
Nga lista e hapur:
Gjin Gjoni-4318 vota
Aleksandër Lala-2817 vota
Ndërsa Partia Socialiste në këtë qark mori një mandat më pak duke futur kështu në Kuvend deri më tani këta kandidatë:
Lista e hapur:
1. Ulsi Manja
2. Ermal Pacaj
Nga lista e mbyllur:
Pranvera Skana-3768 vota
Si asnjëherë tjetër përgjatë këtyre viteve Partia Socialiste arriti të korrte një fitore edhe në qarkun e Dibrës. Socialistët morën në këtë qark plot tre mandate.
Lista e mbyllur:
1. Blendi Klosi
2. Alma Selami
Nga Lista e hapur:
Agron Malaj-12492 vota
Ndërkohë që Partia Demokratike në këtë qark arriti që të mbante të sigurt vetëm dy kandidaturat të cilët i kishte në listën e sigurt.
Lista e mbyllur:
1. Xhelal Mziu
2. Denisa Vata
Në qarkun e Gjirokastrës Partia Socialiste ka marrë tre mandate, nga numërimi i deri tanishëm këta janë kandidatët që mund të futen në Kuvend:
Lista e mbyllur:
1. Mirela Furxhi
Nga lista e hapur:
Tërmet Peçi-9468 vota
Piro Dhima-6902 vota
Ndërkohë që Partia Demokratike mori vetëm një mandat.
Lista e mbyllur:
1.Tritan Shehu
Kukësi i dha dy mandate Partisë Demokratike. Nga numërimi i votave deri më tani kandidatët të cilët futen në Kuvend në shtator janë:
Lista e mbyllur:
1.Flamur Hoxha
Nga lista e hapur:
Shkelqim Shehu-7493 vota
Ndërkohë që Partia Socialiste në këtë qark nga zgjedhjet e 11 Majit mori vetëm një mandat.
Lista e mbyllur:
1.Eduard Shalsi