“Ta gëzosh mandatin” – Përplasja mes deputetëve të PD, Tritan Shehu braktis intervistën live!
Një moment tensioni brenda radhëve të Partisë Demokratike ka ndodhur në një intervistë televizive ku deputeti Tritan Shehu është përfshirë në një debat me kolegë të tij, duke e ndërprerë bisedën dhe braktisur intervistën mes përplasjes verbale.
Gjatë intervistës, e cila filloi me diskutime për ndarjen e përgjegjësive politike dhe mungesën e vetë-reflektimit brenda partisë, tensioni u rrit kur Shehu u përball me kritika dhe ndërhyrje të njëpasnjëshme nga bashkëbiseduesit.
“Asnjëherë nuk mbajnë përgjegjësi, por asnjë nuk mban përgjegjësi për asnjë copëz të pushtetit të tyre,” u shpreh një nga të ftuarit.
Situata u përshkallëzua kur në studio u shpreh skepticizëm mbi aftësinë e individëve të caktuar për të nisur apo vazhduar rrugëtimin politik:
“Më bën shumë skeptike, minimalisht nga do fillojë të mësojë – jo më të vazhdojë më tej në politikë…”
Në këtë moment, Tritan Shehu ndërhyri me nervozizëm, duke shprehur pakënaqësi për atmosferën dhe mungesën e respektit në diskutim:
“Unë nuk kam ndonjë… s’kam kohë t’ju dëgjoj komentet,” – tha ai, përpara se të largohej nga intervista, duke përmbyllur me një “Mirupafshim, ditë të mirë!”