Berisha lajmëroi protestë në ditën kur Tirana do të presë liderët e gjithë Europës, reagon menjëherë Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas vendimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në një konferencë për mediat ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet e 11 Majit dhe në datë 16 Maj kur në Tiranë do të vijnë liderët e gjithë Europës, demokratët do t’i presin me protestë.
Ai ka ndarë një fotografi të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe thotë se stërnipërit e tij do të jenë krenarë për emrin e Shqipërisë.
“Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës”, shkruan kryeministri Edi Rama.