EMRAT/ Gara në listat e hapura, kandidatët që kanë siguruar deri më tani një vend në Kuvend!
Ndërsa Shqipëria i afrohet fundit të procesit të numërimit të votave për partitë politike, ka nisur një garë po aq e rëndësishme: ajo për mandatet që ndahen nga lista e hapur. Për herë të parë në këtë formë, qytetarët kanë patur mundësi të ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen e kandidatëve brenda partive, dhe rezultatet e para tregojnë surpriza, rivalitete të forta dhe zhvendosje nga listat “e sigurta”.
Tiranë
Nga 101 kuti të numëruara nga 1282 në total, Partia Socialiste ka të paktën 7 kandidatë që po sigurojnë mandat me vota personale. Më i votuari deri tani është Blendi Gonxhja me 5199 vota, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj (1990), Ornaldo Rakipi (1178), Erion Braçe (1047) e të tjerë.
Në kampin e PD-së, Ilir Alimehmeti kryeson garën me 1203 vota, duke lënë pas Jorida Tabakun (1093) dhe Loranca Hoxhën (1040), çka paralajmëron një përplasje interesante për pozicionin final.
Berat – PS dominon listën e hapur
Nga 100 kuti të numëruara, PD nuk siguron asnjë mandat nga lista e hapur, ndërsa në PS kryeson Hysen Buzali me 5643 vota, i ndjekur nga Julian Zyla dhe Fadil Nasufi.
Durrës – Risi nga të dy kampet
PD hyn në garë me Arian Ndojën që ka 743 vota. Nga ana tjetër, në PS më i votuari është Arkend Balla me 1715 vota.
Dibër – Një emër dominon PS
Edhe këtu, PD nuk ka përfaqësim nga lista e hapur. Ndërkohë në PS, Agron Malaj rezulton bindshëm me 7854 vota personale.
Fier – Mandate me pak vota, PS ndan listën
Në këtë qark, PS ndan mandate edhe me më pak se 200 vota. Silva Hasaj, Pelivan Bufi dhe të tjerë sigurojnë renditje me vota që shkojnë nga 193 deri në 65 – sinjal për një shpërndarje të fortë të votës brenda partisë.
Gjirokastër – Dy emra me peshë
Në këtë qark dominon Tërmet Peçi me 7368 vota, i ndjekur nga Piro Dhima me 4366. PD sërish pa përfaqësim nga lista e hapur.
Korçë – Fushatë intensive për mandat
Në PD, Jorida Mazelliu kryeson me 1900 vota. Në PS, Ilirian Pendavinji me 2841 dhe Bledi Çomo me 2478 sigurojnë pozitat e para.
Kukës – Rregulli gjinor ndryshon renditjen
Edhe pse Isuf Celaj ka 4100 vota, mandati i kalon Elvira Pekës me 2264 vota për shkak të përfaqësimit gjinor. PS nuk siguron mandate nga lista e hapur.
Lezhë – Shifra të ulëta, por ndikim real
Në PD, Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala janë më të votuarit me 199 dhe 187 vota, ndërsa në PS, Pranvera Skana kryeson me 174 vota.
Shkodër – PD del me avantazh
Lodovik Hasani i PD-së ka grumbulluar 1850 vota, duke u renditur i pari nga lista e hapur. PS deri më tani nuk përfiton mandate përmes kësaj formule.
Vlorë – Betejë brenda PS
Gara më e fortë e listës së hapur është brenda PS-së, me Ardit Bidon (4597 vota) që kryeson, i ndjekur nga Damian Gjiknuri (4336), Vasil Llajo dhe Vullnet Sinaj.
EMRAT SIPAS QARQEVE
Tiranë (101/1282 QV)
PD
1- Ilir Alimehmeti, 1203 vota
2- Jorida Tabaku,1093 & Loranca Hoxha 1040 vota
PS
1- Blendi Gonxhja, 5199 vota
2- Fatmir Xhafaj, 1990 vota
3- Ornaldo Rakipi, 1178 vota
4- Erion Braçe, 1047 vota
5- Ervin Hoxha, 779 vota
6- Antonela Dedej, 461 vota
7- Anila Denaj, 426 vota
Berat (100/275 QV)
PD nuk fut nga lista e hapur
PS
1. Hysen Buzali, 5643 vota
2. Julian Zyla, 1509 vota
3. Fadil Nasufi, 1480 vota
Durrës (32/493 QV)
PD
1. Arian Ndoja, 743 vota
PS
1- Arkend Balla, 1715 vota
2- Ilir Ndraxhi, 1136 vota
3- Ani Dyrmishi, 593 vota
Dibër (51/222 QV)
PD nuk fut nga lista e hapur
PS- Agron Malaj 7854 vota
Fier (24/857 QV)
PD nuk fut nga lista e hapur
PS
1. Silva Hasaj, 193 vota
2. Pelivan Bufi, 179 vota
3. Gentian Koçi, 162 vota
4. Arben Hoxhaj, 146 vota
5. Samena Malenaj, 126 vota
6. Pajtim Murrizi, 112 vota
7. Ajet Gurguri, 65 vota
Gjirokastër (157/198 QV)
PD nuk fut nga lista e hapur
PS
1. Tërmet Peçi, 7368 vota
2. Piro Dhima, 4366 vota
Korçë (109/422 QV)
PD
1. Jorida Mazelliu 1900 vota
PS
1. Ilirian Pendavinji, 2841 vota
2. Bledi Çomo, 2478 vota
3. Besa Spaho, 1701 vota
Kukës (67/139 QV)
PD
1. Isuf Celaj, 4100, por futet mbi bazë gjinore Elvira Peka, 2264 vota
PS nuk fut nga lista e hapur
Lezhë (5/245 QV)
PD
1. Gjin Gjoni, 199 vota
2. Aleksandër Lala, 187 vota
PS
1. Pranvera Skana, 174 vota
Shkodër (46/405 QV)
PD
1. Lodovik Hasani, 1850 vota
PS nuk merr nga lista e hapur
Vlorë (214/449 QV)
PD nuk fut nga lista e hapur
PS
1. Ardit Bido, 4597 vota
2. Damian Gjiknuri, 4336 vota
3. Vasil Llajo, 3967 vota
4. Vullnet Sinaj, 2517 vota./javanews