PD humb edhe nga lista e mbyllur në Vlorë! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon e Mersinin! Jashtë Ina Majko

Politikë

PD humb edhe nga lista e mbyllur në Vlorë! PS kryeson me Gjiknurin,

Ne Vlore vijon numërimi për kandidatët e listës së hapur për qarkun e Vlorës, teksa nga 449 kuti në total, janë numëruar deri tani 328 të tilla.

Votimet e 11 majit i kanë siguruara Partisë Socialiste 9 mandate në këtë qark, ndërsa PD ka marrë 3 mandate, duke siguruar futjen në Kuvend të 3 deputetëve nga lista e mbyllur, duke lënë kështu jashtë të katërtin në listë, Atird Hoxhën.

Në listën e hapur sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, deri më tani PS ka siguruar 5 ulëse në Kuvend për deputetë.

Në Parlamentin e ri do të jenë deputetë nga lista e hapur socialistët Damian Gjiknuri, Ardit Bido, Vullnet Sinaj, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini.

Nga kjo listë preferenciale mbetet jashtë kandidatja që përfaqëson komunitetin rom, Ina Majko, të cilën kreu i PS Edi Rama ka thënë se do t’i japë një post si ministre në qeverinë e re.

PD nuk ka arritur që të sigurojë asnjë ulëse në Kuvendin e ri për kandidatët në listën e hapur, duke lënë jashtë Petraq Gjikurinë, i cili kandidoi për kryetar bashkie në Himarë, dhe humbi përballë Vangjel Tavos.

PS 5 mandate nga lista e hapur: 

1          Damian Gjiknuri      8660

2          Vullnet Sinaj            7931

3          Ardit Bido                 7065

4          Vasil Llajo                 4845

5          Brunilda Mersini     4037

ME TE LEXUARAT