"Me zemër të thyer...", Gazmend Bardhi shfaqet me reagim pas humbjes së thellë në Fier

Politikë

"Me zemër të thyer...", Gazmend Bardhi shfaqet me reagim pas

Drejtuesi politik i PD në Fier në zgjedhjet e 11 majit, Gazment Bardhi, është ‘shfaqur’ me një reagim në rrjetet sociale.

Në Fier, PS mori 12 mandate, ndërsa PD vetëm 4, Bardhi shkruan se zgjedhjet e 11 majit nuk ia dolën që të shprehnin vullnetin real të qytetarëve.

Zyrtari demokrat shton se do të qëndrojnë së bashku “të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë”.

Postimi i Gazment Bardhit:

Një falenderim zemre

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike!

Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!

ME TE LEXUARAT