Jugun rozë e përcaktoi si ‘dele’ dhe veriun blu si ‘trima’, ish-banorja e Big Brother, kandidate e PD: Ja pse e bëra
Julia Ilirjani e cila në këto zgjedhje garonte në listën e hapur të PD, ka sqaruar në Top Channel, një foto që ka publikuar në rrjetet sociale pas humbjes së Partisë Demokratike.
Julia postoi një foto në rrjetet sociale ku shfaqej harta e Shqipërisë e ndarë në ngjyrën blu dhe rozë sipas rezultatit të zgjedhjeve, dhe qarqet rozë ishin me mbivendosjen e deleve dhe ato blu ishin me foto ‘trimash’.
Ajo tha se kjo ishte simbolikë që donte të tregonte se veriu mbrojti demokracinë, ndërsa jugu shiti votën.
“Ishte një mënyrë simbolike veriu ka mbrojtur demokracinë dhe jugu e ka dhuruar. Reagimi im ishte për shitblerjen e votës”, tha ajo.