"Nuk do ia marr kënaqësinë Zegjinesë"/ Balluku refuzon t’i përgjigjet Gazment Bardhit!
Drejtuesja politike e PS në Fier, Belinda Balluku ka refuzuar t’i kthejë përgjigje akuzave të mëhershme demokratit Gazment Bardhit.
Balluku tha se Bardhit nga PS në këtë qark i përgjigjet vetëm kandidatja e listës së hapur, Zegjine Çaushi, e cila në qeverinë e re do të jetë deputete e ardhshme e Kuvendit.
“Përgjigje për zotërinë ka vetëm një person, mesazhe për të në këtë qark. Ajo quhet Zegjine Çaushi dhe është një vajze që kandidon në listën tonë. Një vajzë nga Vloshi i Roskovecit.
Një luftëtare do të thosha unë, pavarësisht se si është anatemuar jo vetëm nga politikanët por edhe nga mediat sociale.
Por unë mendoj që nuk mund t’ia marr kënaqësinë Zegjinesë. E meriton ajo komunikimin dhe do t’ia lë asaj”, deklaroi Balluku.