Zbulohet call-center që kryente mastrime kompiuterike në Tiranë, 11 persona në pranga, dy në kërkim

Aktualitet

Zbulohet call-center që kryente mastrime kompiuterike në Tiranë,

Nje call center qe kryente mashtrime kompiuterike eshte zbuluar ne vazhdim te operacionit "Platforma" ndersa policia tha se ka vene ne pranga 11 persona dhe ka shpallur ne kerkim dy te tjere.

Njoftimi: 

Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Platforma’, ku përmes një platforme të rreme investimesh online të përfshirë në mashtrime, goditet grupi i strukturuar kriminal.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar njëri nga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale dhe po punohet për arrestimin e dy të tjerëve. Gjatë hetimeve u godit një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik.

Ndërkaq, më parë janë arrestuar edhe 6 punonjës në këtë subjekt, si dhe 4 të tjerë janë në hetim. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar pajisje kompjuterike dhe celularë që i shërbenin mashtrimit.

Zbulohet një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik.

Vihet në pranga njëri nga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale.
Punohet për kapjen e 2 të tjerëve.

Gjithashtu, në pranga 6 punonjës në këtë subjekt, si dhe në hetim 4 të tjerë.

Sekuestrohen pajisje kompjuterike dhe celularë që i shërbenin mashtrimit.

Në kuadër të operacionit “Recovery” dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në vijim të operacionit ndërkombëtar “Platforma”, shërbimet e Policisë konstatuan se kati i parë i një pallati në rrugën “Janos Hunyadi”, ishte përshtatur si call center.

Nga ndërhyrja në këtë subjekt, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga, punonjësit, shtetasit I. K., 33 vjeç, banues në Farkë, L. V., 22 vjeç, banues në Krujë, E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, D. R., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe A. P., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u kapën në flagrancë, punonjësit, shtetasit A. P., 40 vjeçe, V. A., 38 vjeçe, K. A., 24 vjeçe dhe S. M., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për të cilët nisi procedim në gjendje të lirë.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan 3 organizatorët e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet këtij call centeri, shtetasit A. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, A. R., 34 vjeç dhe A. G., 38 vjeç.

Shtetasi A. Sh. u kap nga Policia dhe u vu në pranga, në kuadër të operacionit “Recovery”. Ndërkaq, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtëjshme.

ME TE LEXUARAT