Celulari i Evis Berberit “merr në qafë” edhe drejtorin e KESH, SPAK merr të pandehur Erald Elezin

Aktualitet

Celulari i Evis Berberit “merr në qafë” edhe drejtorin e

Erald Elezi, administratori i KESH, merret i pandehur nga SPAK. Elezi akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, të njëjtat akuza që rëndojnë edhe mbi kreun e ARRSH-së, Gentian Gyli.

Hetimet janë zhvilluar mbi bazën e materialeve të sekuestruara në celularin e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.

SPAK ka nisur gjithashtu hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, mes të cilëve 22 individë dhe 3 subjekte (kompani).

Ndër fondet dhe tenderat e dyshuara për abuzim janë edhe ato të eficiencës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga Bashkimi Europian.

SPAK vijon hetimet edhe për një tjetër fraksion që përfshin zyrtarë të lartë.

Në kohën e kryerjes së veprës penale, Gyli dhe Elezi ishin anëtarë të KVO-së, në varësi të Berberit.

ME TE LEXUARAT