Pas Shkodrës, BKH aksion edhe në Fier për krimet zgjedhore! Sekuestrohen telefona dhe pamje filmike

Politikë

Pas Shkodrës, BKH aksion edhe në Fier për krimet zgjedhore!

Pas Shkodrës, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hhetimit dhe SPAK po zhvillojnë aksion edhe në Fier.

Mësohet se janë kryer kontrolle në disa subjekte, ku janë sekuestruar telefona dhe pamje filmike. Deri më tani, SPAK ka nisur hetimet për 39 çështje që lidhen me krimet zgjedhore, ndërsa në prokuroritë e vendit janë regjistruar 87 kallëzime.

Deri më tani janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Lezhës dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.

BKH dhe Policia e Shtetit aksion në Shkodër! Dyshohet për disa persona të ndaluar për krime zgjedhore

 

 

ME TE LEXUARAT