PS me 10 deputetë në Elbasan, kush janë 5 emrat që fituan nga lista e hapur, 4 deputetë mbeten jashtë!

Politikë

PS me 10 deputetë në Elbasan, kush janë 5 emrat që fituan

Në Elbasan, Partia Socialiste do të çojë në Kuvend edhe pesë deputetë të listës së hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur. Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së rezulton se janë numëruar 457 nga 508 kuti votimi, ku më e votuara deri tani rezulton Sara Mila.

Në listën fituese janë edhe Sajmir Hasalla dhe Olsi Komici, Aulona Bylykbashi dhe Agron Gaxho, ndërkohë që jashtë kanë mbetur deputetët Shkëlqim Bullari, Luan Duzha, Desantila Tahiraj dhe Florenc Spaho.

Renditja deri në këtë çast është si më poshtë:

Sara Mila – 16,257 vota

Olsi Komici – 8,935 vota

Saimir Hasalla – 8,821 vota

Aulona Bylykbashi – 6,787 vota

Agron Gaxho – 5,148 vota

Lista e mbyllur e PS

Arbjan Mazniku

Bora Muzhaqi

Ermal Elezi

Adi Qose

Evis Kushi

Ndërsa demokratët do të fusin vetëm katër nga pesë deputetët e listës së mbyllur.

Lista e mbyllur PD-së:

Tomor Alizoti

Edmond Haxhinasto

Klodiana Çapja

Blendi Himçi

Duke lënë jashtë listës së mbyllur Aurel Bylykbashin.

Sa i përket votave preferenciale për Partinë Demokratike në Elbasan, renditen:

Qani Xhafa – 4,937 vota

Ilirjan Alliu – 4,690 vota

Dritan Cani – 3,379 vota

 

 

ME TE LEXUARAT