“Parashikoi” fitoren e socialistëve, aktorja Delinda Disha uron Edi Ramën: Të dhashë nuskën e fitores
Lajmifundit
/
14 Maj 2025, 12:05
Showbiz
Aktorja Delinda Disha, e cila “parashikoi” në Fier edhe fitoren e Partisë Socialiste, ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren, Belinda Balluku për rezultatin e marrë në zgjedhjet e 11 Majit.
Me nota humori, në rolin e “Lushit” Delinda thotë se “filxhani” e parashikoi triumfin e socialistëve.
“Lushi është e rrezikshme në parashikim Ta tha filxhani fitoren. Të dhash nuskën e fitores @ediramaal Fitoren e Fierit @belindaballuku Rezervoni tek Lushi për zgjedhjet e ardhshme për filxhan , yshtje , këndim kanatiereje , shkrirje plumbi , hapje fati”, shkruan Delinda me nota humori.