Feston sot ditëlindjen/ Dua Lipa uron për herë të parë në gjuhën shqipe motrën e saj: Kudo shkon, ndriçon vendin!

Showbiz

Feston sot ditëlindjen/ Dua Lipa uron për herë të parë

Sot është një ditë e veçantë për familjen Lipa, pasi Rina Lipa, motra më e vogël e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, feston 24-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi të ndjerë në Instagram, Dua ka ndarë me ndjekësit e saj një urim të përzemërt për motrën, duke kombinuar gjuhën shqipe me atë angleze, në stilin e saj të natyrshëm dhe shumë personal.

“Rinush, 24 n’kajmak.” – kështu nis urimi i Duas, me një shprehje tipike shqiptare që i jep mesazhit një ngrohtësi familjare dhe dashamirësi.

Ajo vijon më tej me fjalë të mbushura me dashuri për motrën e saj:

“Urime ditëlindjen mikesha ime më e mirë, motra ime e bukur. Sinqerisht nuk e di si jam me kaq fat të të kem në jetë. Kudo që shkon e ndriçon vendin dhe të gjithë ata që janë aty. Je e gjallë, qesharake, e mençur, briliante, e sjellshme, e ëmbël. Përplot gjëra të vogla! Mezi pres të festojmë sapo të kthehem në shtëpi."

Në fund e mbyll po në shqip: "Të dua shumë shpirti jem!”

 

 

ME TE LEXUARAT