Plagosja me armë në Mamurras! DETAJE: Pjetër Marku u qëllua me dy plumba në krah, sapo kishte ardhur nga Anglia...

Aktualitet

Plagosja me armë në Mamurras! DETAJE: Pjetër Marku u qëllua

Detaje të reja janë bërë publike për ngjarjen e ndodhur në Mamurras, ku Pjeter Marku mbeti i plagosur me armë zjarri.

Burimet për mediat bëjnë me dije se i plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia dhe ka pasur një konflikt të çastit me autorin, i cili tashmë është identifikuar dhe po ndiqet nga policia.

Mësohet se konflikti nisi pasi Marku i kërkoi autorit të lëvizte me kujdes dhe të mos xhironte gomat e makinës, çka çoi në shkrepjen e dy plumbave nga arma e autorit. Njëri prej plumbave e goditi Markun në krah. Ai po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon kontrollet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT