Plagosje me armë zjarri në Mamurras/ EMRI
Lajmifundit
/
17 Dhjetor 2025, 17:26
Aktualitet

Një person ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në Mamurras.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri Pjetër Marku, ka marrë dëmtime në dorë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ende nuk ka informacione mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.


