Plasaritje të thella në rrugën Maliq–Gramsh, rrezikohet segmenti alternativ drejt Tiranës

Aktualitet

Plasaritje të thella në rrugën Maliq–Gramsh, rrezikohet

Rruga Maliq–Gramsh, e cila prej ditës së sotme po shërben si aks alternativ për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe më tej me Tiranën, po përballet me dëmtime serioze në trupin e saj.

Plasaritje të thella në rrugën Maliq–Gramsh, rrezikohet

Gjatë ditës së sotme janë evidentuar plasaritje të thella në disa segmente, duke krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullim dhe rrezik të shtuar për drejtuesit e mjeteve.

Ky aks rrugor i ndërtuar nga “Gjikuria” sh.p.k dhe që ka kushtuar 14 mln euro (rreth 1.4 miliardë lekë), ka shfaqur problematika edhe më herët, por ditët e fundit amortizimi është përkeqësuar ndjeshëm, në një kohë kur mbetet e vetmja rrugë e hapur që siguron lidhjen e qarkut të Korçës me Tiranën./Ballkan

ME TE LEXUARAT