Po ndiqte të kërkuarit, VDES gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

Aktualitet

Po ndiqte të kërkuarit, VDES gjatë operacionit policor efektivi!

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane në lidhje me ndjekjen policore ku humbi jetën oficeri 39-vjeçar i Policisë Lokale të Milanos, Francesco Imprezzabile.

Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë drejtuesi i automjetit tip SUV që dyshohet se u përfshi në ndjekjen fatale, si dhe një person tjetër. Arrestimet janë kryer në provincën Monza dhe Brianza pas një operacioni të përbashkët të policisë lokale të Monzës dhe Milanos.

Autoritetet kanë bërë të ditur se automjeti që ishte larguar nga vendi i ngjarjes është lokalizuar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e incidentit tragjik.

Dy të arrestuarit po merren në pyetje nga autoritetet italiane, ndërsa ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi akuzat konkrete që rëndojnë ndaj tyre.

 

ME TE LEXUARAT