Sara Mila sulmon organizatorët e protestës në Zvërnec: Pas 22 ditësh doli Dritan Goxhaj, një karikaturë gjeopolitike

Politikë

Sara Mila sulmon organizatorët e protestës në Zvërnec: Pas

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka reaguar për protestën e zhvilluar ditët e fundit në mbrojtje të mjedisit dhe flamingove në Zvërnec, duke pretenduar se organizatorët janë larguar nga qëllimi fillestar dhe po e përdorin këtë kauzë për interesa politike.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da Sara Mila (@saramilaa)

Në një postim në rrjetet sociale, ajo vuri theksin te fakti se vetëm pas 22 ditësh protestë është përmendur emri i Dritan Goxhajt si një prej figurave drejtuese të kësaj lëvizjeje.

“Për 22 ditë refuzuan të nxirrnin një përfaqësues. Në të 23-ën zgjodhën Dritan Goxhajn: njeriun që, sipas dokumentit të publikuar nga viti 1999, kur iu kërkua të qëndronte për luftën e Kosovës, u përgjigj: ‘Nuk më ka marrë koka erë’. Sot, çuditërisht, i ka marrë koka erë të shpëtojë Shqipërinë”, shkruan Mila.

Sipas deputetes socialiste, pas javësh të tëra proteste të paraqitur si “pa prijës”, tashmë është bërë i dukshëm, sipas saj, drejtimi i vërtetë politik i kësaj lëvizjeje.

“Pas 22 ditësh ‘protestë pa prijës’, maska ra: zëdhënësi i ‘Shqipërisë së Re’ është një figurë me retorikë publike pro-Iranit, pro-Hezbollahut dhe antiamerikane. Jo alternativë politike, por një karikaturë gjeopolitike”, shkruan ajo.

Mila ndaloi edhe te gjuha e përdorur gjatë protestës, duke iu referuar një shprehjeje që, sipas saj, është dëgjuar në tubime.

“Në protestë kam dëgjuar të thonë se ‘ka një vend në ferr për neutralët në kohë trazirash’. Ndoshta, prijësi revolucionar është fiks rasti. Por për ata që ndezin trazirat dhe i shesin si patriotizëm, me siguri duhet të jetë rezervuar një kat më vete”, përfundon deputetja e PS-së.

Reagimi i Milës vjen në një kohë kur protesta për mbrojtjen e mjedisit në zonën e Zvërnecit ka sjellë debat të gjerë publik dhe përplasje politike lidhur me përfaqësimin dhe synimet e saj.

ME TE LEXUARAT