Hyri për të notuar, humb jetën pushuesi në plazhin e Divjakës

Aktualitet

Hyri për të notuar, humb jetën pushuesi në plazhin e

Nje pushues humbi jeten diten e sotme ne plazhin e Divjakes.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 të paradites së sotme. Në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën teksa notonte në det shtetasi V. Th., 70 vjeç, me banim në Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor, të cilët po kryejnë veprimet për përcaktimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë pushimeve verore, sidomos për personat me probleme shëndetësore, pasi temperaturat e larta dhe aktiviteti fizik në det mund të rrisin rrezikun për incidente të tilla.

ME TE LEXUARAT