Operacion antidrogë në Korçë, arrestohet një person! Kontrolle në disa banesa për të dyshuar të tjerë

Aktualitet

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohet një person!

Një operacion antidrogë po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të premteje në Korçë, ku raportohet se ka edhe të arrestuar.

Sipas informacioneve, deri më tani në pranga ka rënë një person, të cilit i janë gjetur doza kokaine, shuma lekësh, armë të ftohta e fishekë.

Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa Policia po vijon kontrollet në disa banesa të tjera për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

ME TE LEXUARAT