Publikohen pamjet e dhu'nës ndaj 18-vjeçarit në Golem, si nisi përplasja për pagën tek hoteli në Malin e Robit

Aktualitet

Publikohen pamjet e dhu'nës ndaj 18-vjeçarit në Golem, si
Publikohen pamjet e momentit kur kamerieri 18-vjeçar, Genti Nela, u barbarisht u dhunua nga djemtë e pronarit të një hoteli në Malin e Robit në Golem, më mbrëmjen e 28 gushtit.

Në sekuencat filmike, i riu me bluzë të zezë dallohet fillimisht tek godet me grusht Arbër Habilajn, i cili ndodhet tashmë në kërkim nga policia.


Menjëherë pas këtij momenti, Habilaj së bashku me tre persona të tjerë e rrethojnë 18-vjeçarin, duke e qëlluar pa pushim me grushte e duke e shtyrë për të paktën 30 sekonda rresht.

Sipas hetimeve të policisë, përplasja e dhunshme ka nisur pas debateve pasi i riu i kishte kërkuar drejtuesve të hotelit pagesën për punën e kryer.

Lidhur me ngjarjen, Gjykata e Durrësit la në burg djalin e pronarit të hotelit, Florian Habilaj, si dhe mikun e tij, Enold Dragoti, nën akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë. Në gjendje të lirë po hetohet dhëndri i pronarit të subjektit.

Po ashtu, masa e arrestit në burg është caktuar edhe për xhaxhain e 18-vjeçarit, Melison Nela.

Ky i fundit, porsa është informuar për rrahjen e nipit, ka marrë një armë zjarri tip kallashnikov për t'u hakmarrë ndaj autorëve, por është parandaluar dhe arrestuar në kohë nga forcat e rendit për armëmbajtje pa leje.

ME TE LEXUARAT