Publikohet FOTO e dy motrave që humbën jetën në Lushnje, Florie Xhepa do të prehet në Itali

Aktualitet

Publikohet FOTO e dy motrave që humbën jetën në Lushnje,

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 13 gushtit, kur automjeti me të cilin udhëtonin dy motrat, në dalje të fshatit Delisufaj, doli nga ura dhe përfundoi në kanalin vaditës

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes së rëndë dhe tragjike të dy motrave, Florie Xhepa, 53 vjeçe, dhe Mirela Hasko, 50 vjeç, të cilat humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur më 13 gusht në fshatin Delisufaj të Lushnjës.

Publikohet FOTO e dy motrave që humbën jetën në Lushnje,

Përmes një njoftimi të bërë publik nga Komuniteti Shqiptar në Parma, Itali, me kërkesën e familjes Xhepa, familjarët kanë bërë të ditur se kanë hapur dyert e mortit për të përcjellë me dhimbje dy motrat, të cilat u ndanë tragjikisht nga jeta pasi automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga ura.

Familja Xhepa, e cila më herët ka banuar në Langhirano të Italisë dhe aktualisht jeton në Casalmaggiore, në provincën e Cremonës, ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit të Flories do të zhvillohet në Itali në ditët e ardhshme, ndërsa pas saj mbetet një familje e pikëlluar dhe dy fëmijët e saj, Marigleni, 28 vjeç, dhe Saba, 24 vjeçe, të cilët përballen me humbjen e nënës së tyre.

Sipas të dhënave të bëra publike pas aksidentit, dy gratë nuk mundën të dilnin nga automjeti dhe humbën jetën si pasojë e mbytjes.

Mungesa e barrierave mbrojtëse në urë e ka bërë atë një pikë të rrezikshme për qarkullimin.

ME TE LEXUARAT