"Qeveria e Emirateve merr përsipër kostot e turistëve"/ Kortezi : Shqiptarët këtu të ndjekin udhëzimet

Në emisionin "Drejt" nëpërmjet një lidhje direkte nga Emiratet e Bashkuara, ambasadori Ridi Kortezi informon mbi situatën e turistëve shqiptarë të bllokuar pas anulimit të fluturimeve për shkak të pranishmërisë së dronëve dhe raketave iraniane në hapësirën ajrore.
Ambasadori Kortezi bën të ditur se qeveria e Emirateve ka marrë përsipër kostot e qëndrimit në akomodim për turistët shqiptarë, si në Abu Dhabi, ashtu edhe në Dubai, deri në normalizimin e trafikut ajror.
"Turistët shqiptarë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet tona. Qeveria vendase po siguron qëndrimin e tyre pa pagesë deri në rifillimin e fluturimeve."- shtoi Kortezi.
Gjithashtu ai shtoi se fluturimet janë në testim në zona të caktuara.
"Fluturimet kanë rifilluar pjesërisht sot si testim në zona të caktuara dhe do të zgjerohet gradualisht, duke filluar nga dita e nesërme."- u shpreh ambasadori.
Situata mbetet nën vëzhgim dhe qeveria shqiptare, në bashkëpunim me autoritetet e Emirateve, monitoron çdo lëvizje për të garantuar sigurinë e turistëve./ORA


