Rama 30 minuta mbledhje me Kryesinë, zbardhen porositë: Vigjilencë, konflikti në Lindjen e Mesme mund të rrisë çmimet

Aktualitet

Rama 30 minuta mbledhje me Kryesinë, zbardhen porositë:

Ka përfunduar pas 30 minutash mbledhja e Kryesisë së PS-së në selinë e kësaj force politike.

Kryeministri Edi Rama u la porosi Kryesisë që të mbledhin strukturat dhe të zhvillojnë sa më shumë takime në terren.

Gjithashtu u ka kërkuar të jenë vigjilentë për rritjen e çmimeve që mund të vijnë për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Burime nga PS e cilësuan mbledhjen rutinë, ndërsa u shprehën se është ende herët për të caktuar një datë për Asamblenë e ardhshme të Partisë Socialiste.

Të pranishme në mbledhje ishin edhe Belinda Balluku dhe Elisa Spiropali, të cilat u shkarkuan nga Rama disa ditë më parë nga postet që mbanin.

Ditën e djeshme, kryeministri  i dorëzoi kreut të shtetit, Bajram Begaj, ndryshimet e fundit në qeveri.

Ndryshimet në qeveri

Albana Koçiu – Zv.kryeministre (largohet Belinda Balluku)

Besfort Lamallari – Ministër i Brendshëm (largohet Albana Koçiu)

Ferit Hoxha – Ministër i Jashtëm (largohet Elisa Spiropali)

Enea Karakaçi – Ministër i Infrastrukturës (largohet Belinda Balluku)

Erjona Ismaili – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin (largohet Toni Gogu)

Toni Gogu – Ministër i Drejtësisë (largohet Besfort Lamallari)

Ermal Nufi – Ministër i Mbrojtjes (largohet Pirro Vengu)

ME TE LEXUARAT