“Rama jepe dorëheqjen”/ Revolta e 41 kundër qeverisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Lajmifundit
/
10 Korrik 2026, 21:38
Aktualitet

Prej 41 ditësh shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës. Pas përfundimit të fjalimeve nga foltorja përpara godinës së qeverisë, atmosfera në shesh është ndezur sërish.
Dhjetëra mijëra qytetarët e mbledhur kanë lënë hapësirën përpara Kryeministrisë dhe kanë nisur një marshim masiv në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Me pankarta në duar, thirrje të njëzëshme “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Rama ik”, kjo lëvizje shënon një tjetër moment kulminant të kësaj dite revolte.


