Rritje e menjëhershme e çmimeve! Nafta dhe benzina shtrenjtohen pas largimit të Bordit të Transparencës
Vetëm tre javë pas shpërbërjes së Bordit të Transparencës, tregu i karburanteve në vend ka regjistruar një rritje të ndjeshme dhe të shpejtë të çmimeve. Konsumatorët shqiptarë po përballen me një kosto më të lartë, e cila në disa raste shkon deri në 12 lekë për litër. Krahasuar me datën 19 qershor, çmimi i naftës është rritur me 12 lekë për litër, 188 lekë, ndërsa ai i benzinës me 18 lekë për litër, 184 lekë.
Rritja e çmimeve në tregun vendas vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e tensioneve të reja gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Përshkallëzimi i situatës midis SHBA-së dhe Iranit ka çuar në paralizimin e ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për furnizimin global me naftë. Raportohet se që nga dita e mërkurë, fluksi i anijeve që kalojnë në këtë ngushticë ka rënë në vetëm 14 mjete lundruese, duke krijuar pasiguri në bursat ndërkombëtare dhe duke reflektuar menjëherë në kostot e importit për Shqipërinë.