Rama takohet me Papa Leon XIV

Aktualitet

Rama takohet me Papa Leon XIV

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka zhvilluar një takim me Papa Leon XIV. Edhe gjatë këtij takimi Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tij.

Më pas u zhvillua takimi në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë me kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

“Në bisedimet e përzemërta u vu në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile”, njofton Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Ndër temat në qendër të bisedimeve ishin edhe çështjet kryesore rajonale, përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

ME TE LEXUARAT