Rama: Zvërneci u bë kërthiza e botës për shkak të emrit të Kushner dhe urrejtjes së Trump

Aktualitet

Rama: Zvërneci u bë kërthiza e botës për shkak të

Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat ka folur për zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe protestat që po mbahen në shesh.

Sipas Ramës, shkak i protestave të mëdha u bë tërrheqja zvarrë e një protestuesi nga roja private, por ai shtoi se jehona ndërkobëtare erdhi për shkak të emrit të Kushnerit, shëndrit të Trump. Sipas tij, presidenti i SHBA po urrehet nga një pjesë e madhe e Europës dhe për këtë arsye, kanë kthyer sytë nga protesta e qytetarëve shqiptarë në shesh.

“Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital. Një vorbull më e madhe sesa përmasat e vendit tonë. Kjo vorbull përfshiu të reja, të rinj, patriot dixhitalë, komedianë të kthyer në kandidatë, delirantë me qeleshe, njerëz nga të gjitha kontinentet, media sociale dhe tradicionale nga të gjitha kontinentet, parti politike në Europë dhe në SHBA, aktorë të biznesit të turizmit në rajon dhe aktorë shtetërorë malinj ndaj Shqipërisë. Natyrisht edhe karavidhet opozitare të vendit tonë. Befas Zvërneci u bë kërthiza e botës, ku po vendosej fati i ngrohjes globale. Bulevardi i Tiranës u bë sheshi ku qindra mijëra njerëz, sipas vetë Sanders, iu turrën oligarkisë botërore. Bota shqiptare u njehsua me histerinë e kanaleve sociale, duke bashkuar në një armatë të vetme çlirimtare zogjtë më elegantë të botës, Flamingot, me fundin e kazanit dixhital. Është interesant për botën që jetojmë. Nëse kjo histori do kishte ndodhur 10 vite më parë do kishte mbetur debat shqiptar. Sot 10 vjet më pas brenda 48 orësh degradimi i dhunshëm i një sherri mes rojes private dhe një protestuesi nuk ngeli llogore mediateike

Bota nuk u zgjua e shqetesuar për flamingot. Bota nuk u zgjua për Nartën por për Kushner dhe për hijen e vjehrrit të tij që e urrejnë”, tha mes të tjerash Rama.

 

ME TE LEXUARAT