"Ramës i hani atë që..."/ Incident në protestë! riu me pitbull ofendon influenceren dhe protestuesit, ata i vihen në ndjekje

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i ndodhur në protestën e sotme, ku pati përplasje mes protestuesve dhe militantëve të PS.
Sipas mediave, një djalë me një qen pitbull, teksa po kalonte në zonën e protestës, ka ofenduar një influencere.
Më pas, disa protestues i janë vënë në ndjekje me pretendimin se ai i ka provokuar. Besohet se ai i është drejtuar edhe influenceres duke i thënë:
“E ke lexuar Aristotelin ti që del në protestë?” dhe ajo i është përgjigjur: “Po.” Sipas burimeve të tjera djali i është drejtuar edhe turmës duke ofenduar dhe më pas u ka thënë “Rroftë Rama, i hani atë …”.
Situata ka agravuar dhe ai është larguar me shpejtësi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
I riu është larguar me vrap drejt një zone të bllokuar, ndërsa protestuesit janë rikthyer sërish në protestë.


