Rikthehet “makthi”! Vlora mbetet sërish pa ujë, stakohen të gjitha stacionet e ujësjellësit! UKV zbulon shkakun

Aktualitet

Rikthehet “makthi”! Vlora mbetet sërish pa ujë, stakohen

Qyteti i Vlorës është përballur sërish me mungesë të ujit të pijshëm, pas një avarie të rëndë të regjistruar në rrjetin e furnizimit.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njoftoi se defekti ka ndodhur në tubacionin 500 pranë zonës “Miramare”, çka ka sjellë stakimin e të gjitha stacioneve të ujësjellësit.

Sipas njoftimit zyrtar, grupet e Degës Teknike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e avarisë sa më shpejt të jetë e mundur.

Autoritetet bëjnë me dije se puna do të vijojë gjatë gjithë natës për të shmangur probleme të tjera në furnizimin me ujë për qytetarët.

Kjo nuk është hera e parë që Vlora përballet me situata të tilla. Edhe në muajin dhjetor qyteti mbeti për disa ditë pa ujë, duke krijuar vështirësi për mijëra familje dhe biznese.

ME TE LEXUARAT