“Thashethemeqar, sqepar…” - Nga Erla Mëhilli tek Çim Peka, ja çfarë mendon Rama për gazetarët në vend?

Edi Rama ka dhënë një intervistë ndryshe për Koha Jonë, ku me batuta, ironi dhe komente pikante ka “portretizuar” disa nga emrat më të njohur të medias shqiptare.
Për Blendi Fevziun ai përdori fjalën “udhëtar”, ndërsa Ylli Rakipi u cilësua si “muhabetqar”. Për Mero Bazen, Rama zgjodhi termin “sqepar”, ndërsa për Arjan Çanin tha shkurt: “thashethemeqar”.
Një moment interesant ishte edhe kur u ndal te Erla Mëhilli dhe Grida Duma. Rama theksoi se “janë dy gjëra të ndryshme”, duke shtuar me humor se Erlën e ka “kushërirë të largët”.
Pjesa më e fortë e intervistës erdhi te komentet për Andi Bushati. Fillimisht Rama vlerësoi rolin e tij në gazetari, por më pas ironizoi duke thënë: “Ishte i vogël dhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim”.
Ndërkohë, për Frrok Çupin, Rama përdori vetëm një fjalë: “Mirditor”.
Edhe Baton Haxhiu mori epitetin e shkurtër “Kosovar”, ndërsa momenti më thumbues ishte ai për Çim Peka. Rama tha se, po të ishte në kohën e vjetër të gazetës “Koha Jonë”, “do ishte një nga ata të makinës së bardhë”, duke shtuar më pas me ironi se “do e mbanin për shofer”.


