Mjeku pediatër nën akuzë për abuzimin e fëmijëve, nën hetim për 130 vepra penale…

Një mjek pediatër është akuzuar për 130 vepra penale seksuale kundër fëmijëve nga autoritetet gjermane.
Akuzat përfshijnë përdhunim dhe abuzim seksual, shumë prej të cilave janë kryer në spitale gjatë detyrës. Pediatri 45-vjeçar punonte në klinikat Rathenow dhe Nauen në lagjen Haveland, në periferi të Berlinit dhe dyshohet se ka kryer përdhunimet dhe abuzimet midis viteve 2013 dhe 2025.
Mediat shkruajnë se ai u arrestua nëntorin e kaluar pasi një nënë raportoi se fëmija i saj ishte abuzuar në klinikën Rathenow.
Si pjesë e hetimit, autoritetet kanë sekuestruar pajisje të shumta për ruajtjen e të dhënave, ndërsa vëmendja u kthye menjëherë në identifikimin e më shumë viktimave. Arsyeja për paraburgimin është, ndër të tjera, rreziku i përsëritjes së akteve.


