"Ruani paratë tuaja"/ Çfarë po paralajmëron këtë herë Ambasada Amerikane, ja thirrje që i bën qytetarëve!

Aktualitet

"Ruani paratë tuaja"/ Çfarë po paralajmëron

Ambasada e SHBA në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve kur aplikojnë për viza amerikane.

Përmes një postimi në X, Ambasada thekson se duhet të shmangin konsulancat që ofrojnë shërbim në këmbim të parave.  

“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira. Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, TI je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet.

Kurseni paratë tuaja dhe shmangni mashtrimet, ne ofrojmë informacion se si ta plotësoni vetë aplikacionin tuaj falas në: https:// bit.ly/4lfcAJL #securingusborders “, thuhet në reagimin e ambasadës.

ME TE LEXUARAT