Saranda në terr total në mes të sezonit turistik/ Mungesë energjie në të gjithë qytetin

Aktualitet

Saranda në terr total në mes të sezonit turistik/ Mungesë


Qyteti i Sarandës që prej orës 21:30 mbrëmjen e sotme është ‘zhytur’ në errësirë.


Në gjithë shëtitoren kryesore të qytetit, si dhe në bizneset rrotull, mungon energjia elektrike.


Burime nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëjnë me dije se shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike ka qenë ngarkesa e madhe në rrjet, ç'ka ka çuar në rënien e një prej tre fidrave të linjës.

Mungesa e energjisë elektrike vjen në një kohë që Saranda është e mbipopulluar nga turistët, ç'ka mund të shkaktojë edhe pakënaqësi te vizitorët.

ME TE LEXUARAT